Supermodelja holandeze Lara Stone, 42 vjeçe, ka bërë të ditur se është diagnostikuar me kancer në gji dhe se ka filluar trajtimin.
Ish-bashkëshortja e komedianit David Walliams e ka përshkruar këtë diagnozë si një tronditje të madhe, por është shprehur mirënjohëse që sëmundja u zbulua në një fazë të hershme.
Lara e njoftoi këtë lajmin përmes një postimi në Instagram, ku u bëri thirrje grave që të mos i neglizhojnë ndryshimet në trup dhe të kryejnë kontrollet e nevojshme.
Ajo shpreson që rrëfimi i saj të nxisë të paktën një person që të caktojë një kontroll që mund ta ketë shtyrë për një kohë të gjatë.
Modelja nuk ka dhënë detaje mbi fazën e sëmundjes apo trajtimin që po ndjek.
Njoftimi i saj u prit me shumë mesazhe mbështetjeje nga kolegët dhe emra të njohur të industrisë së modës.
Lara Stone ka qenë e martuar me David Walliams për pesë vjet dhe së bashku kanë një djalë, Alfredin, 13 vjeç.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com
