Gjatë qëndresës para Kryeministrisë, protestuesit kanë hedhur molotovë drejt godinës dhe autobusëve me ujë, ndërsa policia ka reaguar me ujë dhe gaz lotsjellës.
Sipas pamjeve nga terreni, në sfond dëgjohet policia që i bën thirrje protestuesve të qëndrojnë larg akteve të dhunës dhe të mos krijojnë incidente, pasi, sipas saj, personat e dhunshëm janë identifikuar dhe do të përballen me masat ligjore.
Ndërkohë, forca të shumta policie ndodhen jashtë godinës, së bashku me dy autobotë ujëhedhës, njëri prej të cilëve ka hedhur ujë në drejtim të protestuesve.
Ndryshe nga protestat e ditëve të tjera, protesta e sotme, e cila ka hyrë në ditën e 19-të, është paraqitur kryesisht e qetë, ndërsa reshjet e shiut kanë sjellë edhe reduktimin e numrit të të rinjve.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info
