Chelsea dhe Manchester United kanë publikuar formacionet e tyre zyrtare për ndeshjen e javës së nëntë në Ligën Premier.
Blutë e Londrës do të presin Djajtë e Kuq në një nga derbit më të mëdhenj të Anglisë, që do të zhvillohet në “Stamford Bridge” duke filluar nga ora 13:30.
Ekipi i Xabi Alonsos vjen në këtë ndeshje pas një humbjeje nga Tottenham dhe ka për qëllim të rikthehet në rrugën e fitoreve për të mbajtur hapin me ekipet në krye të tabelës.
Nga ana tjetër, ekipi i Michael Carrick nuk ka arritur të fitojë në gjashtë ndeshjet e fundit të kampionatit dhe dëshiron ta shfrytëzojë këtë derbi për t’u rikthyer në fitore dhe për të avancuar në renditje.
Trajnerët e të dyja ekipeve kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme. **Chelsea:** Penders; Achampong, Fofana, Colwill, Palestra; Caicedo, Lavia; Neto, Palmer, Estevao; Rogers; **Man Utd:** Lammens; Yoro, Maguire, Martinez, Dalot; Santos, Baleba; Diallo, Fernandes, Cunha; Mbeumo;
