BallinaSportPrishtina Arrin Fitoren e Ndërprerë në Llapi

Prishtina Arrin Fitoren e Ndërprerë në Llapi

- Advertisement -

Prishtina ka arritur një fitore të rëndësishme me rezultatin 1-0 në udhëtim te Llapi, në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të Albi Mall Superligës së Kosovës.

Ekipi i trajnerit Orges Shehi është rikthyer në rrugën e fitores pas humbjes në shtëpi ndaj Dritës.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua nga dominimi i mysafirëve, të cilët, përveç rasteve të shumta, arritën të shënojnë edhe një gol.

Goli i vetëm i kësaj pjese erdhi në minutën e katërt, kur Leotrim Kryeziu e dërgoi topin në rrjetë pas një asistimi të shkëlqyer nga Blendi Baftiu.

Në pjesën e dytë, ndeshja u zhvillua më e barabartë, me të dyja skuadrat që patën mundësi për të shënuar, duke rrezikuar shpesh portat e Artan Iljazit dhe Vokli Laroshit.

- Advertisement -

Megjithatë, asnjëra skuadër nuk arriti të shënojë, dhe në fund Prishtina e mori fitore minimale 1-0, duke siguruar tri pikë të rëndësishme.

Pas kësaj fitore, Prishtina e gjen veten në vendin e dytë me 26 pikë, në të njëjtin nivel me Malishevën, liderin e tabelës, ndërsa Llapi mbetet në vendin e parafundit me vetëm pesë pikë.

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments