BallinaBotaStudiuesit Zvicër: Si Të Brendshmet Ndihmojnë në Kërkimin e Shëndetit të Tokës

Studiuesit Zvicër: Si Të Brendshmet Ndihmojnë në Kërkimin e Shëndetit të Tokës

- Advertisement -

Më shumë se 2 mijë palë të brendshme u varrosën në vende të ndryshme të Zvicrës, jo për ndonjë arsye të pazakontë, por për një qëllim shkencor: të studiohej shëndeti dhe aktiviteti biologjik i tokës.

Në vitin 2021, studiues nga Universiteti i Cyrihut dhe Agroscope, qendra federale zvicerane për kërkime bujqësore, përfshinë rreth një mijë vullnetarë në një projekt të pazakontë shkencor.

Pjesëmarrësit varrosën të brendshme prej pambuku dhe qese çaji në kopshte, fusha, livadhe dhe zona urbane.

Por pse pikërisht të brendshme?

Përgjigjja lidhet me pambukun, i cili përmban celulozë dhe shpërbëhet nga organizmat që jetojnë në tokë.

- Advertisement -

Pas rreth dy muajsh nën tokë, studiuesit i nxorën ato dhe analizuan se sa shumë ishte dekompozuar materiali.

Sa më i madh të ishte shpërbërimi, aq më i lartë konsiderohej aktiviteti biologjik i tokës.

Projekti ishte një shembull i shkencës qytetare, ku publiku merr pjesë drejtpërdrejt në kërkime.

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments