BallinaSportGianni De Biasi: Rrugëtimi Historik i Futbollit Shqiptar në Euro 2016

Gianni De Biasi: Rrugëtimi Historik i Futbollit Shqiptar në Euro 2016

- Advertisement -

Trajneri italian, Gianni De Biasi, ka rikthyer në kujtesë një nga periudhat më historike të futbollit shqiptar, duke ndarë me ne rrugëtimin e tij nga një fazë zhgënjyese në Itali, drejt stolit të Kombëtares së Shqipërisë dhe më tej, te kualifikimi i jashtëzakonshëm në Euro 2016.

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, protagonisti i emisionit radiofonik “Storie di Calcio” të mediumit italian Tuttomercatoëeb.com, ka treguar se fillimisht as që e kishte menduar se aventura e tij e radhës do të ishte pikërisht me Shqipërinë. “Pata një përvojë zhgënjyese te Udinese dhe thashë se nuk doja më të punoja në Itali.

Pastaj mora një ofertë nga Shqipëria.

Shkova në Milano për t’u takuar me drejtuesit.

Një gazetar më vonë më tha se më kishin zgjedhur, por nuk isha i gatshëm.

- Advertisement -

Lecce më donte në Serie A, por do ta kisha shkelur fjalën.

Në fund, arritëm një marrëveshje dhe fillova udhëtimin tim si trajner,” ka thënë De Biasi.

Ky udhëtim do të zgjaste gjashtë vjet dhe do të ndryshonte përgjithmonë historinë e Kombëtares shqiptare.

De Biasi e mori drejtimin në një kohë të ndryshimeve të mëdha, kur skuadra po kërkonte identitetin e saj dhe një brez i ri futbollistësh po trokiste në dyert e Kombëtares. “Arrita në një kohë ndryshimi brezash.

Shkova pa menduar, por doja të kthehesha në rrugën e duhur.

Në dy vitet e para, ia dolëm mjaft mirë, pastaj në dy vitet e dyta, arritëm ta rrisnim nivelin.” Një moment i veçantë i rrëfimit të tij lidhet me futbollistët shqiptarë nga Kosova, të cilët në atë periudhë ende nuk kishin mundësi të përfaqësonin Kosovës, pasi nuk njihej nga FIFA.

Trajneri italian theksoi se ardhja e tyre ishte një nga elementet që e ndihmoi Shqipërinë të rritej ndjeshëm, si në numër ashtu edhe në cilësi, duke ndërtuar gradualisht ekipin që do të shkruante historinë. “Arrita t’i sillja kosovarët, të cilët ende nuk ishin njohur nga FIFA, në ekipin kombëtar.

U rritëm në sasi dhe cilësi dhe arrita t’u ngulit në mendje idenë se një mrekulli ishte e mundur, duke kulmuar me kualifikimin për Euro 2016,” përfundoi trajneri italian.

Dhe pikërisht ajo “mrekulli” u bë realitet.

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments