BallinaPolitikProtesta e Studentëve në Tiranë: Masa të Rrepta të Sigurisë nga Policia

Protesta e Studentëve në Tiranë: Masa të Rrepta të Sigurisë nga Policia

- Advertisement -

Më shumë se 2 mijë efektivë të Policisë së Shtetit janë angazhuar në ditën e 19-të të protestës së studentëve që po zhvillohet sot në Tiranë.

Forcat e policisë janë dislokuar në pjesën e pasme të godinës së kryeministrisë, ndërsa në gatishmëri janë edhe autobotët me ujë me presion dhe efektivët e ndërhyrjes së shpejtë, të pajisur me mjete speciale.

Për masat e sigurisë janë angazhuar forcat Shqiponja, FNSH, efektivë nga komisariatet e kryeqytetit, agjentë civilë dhe dronë për monitorimin e protestuesve.

Dronët dhe kamerat e sigurisë me rezolucion të lartë do të përdoren për të identifikuar dhe dokumentuar çdo shkelje ligjore.

Protesta e sotme zhvillohet nën zbatimin e aktit të ri normativ për tubimet, i cili i jep kompetenca shtesë policisë dhe parashikon sanksione administrative për shkelësit.

- Advertisement -

Gjobat variojnë nga 10 mijë deri në 500 mijë lekë, në varësi të shkeljes, duke përfshirë mosbindjen ndaj urdhrit për shpërndarjen e tubimit dhe mbulimin e fytyrës.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments