BallinaSportAkil Gjakova përfundon në vendin e pestë në Grand Slamin e xhudos...

Akil Gjakova përfundon në vendin e pestë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi

- Advertisement -

Xhudisti ynë, Akil Gjakova, përfundoi ndeshjen për medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi në vendin e pestë, duke u treguar i pafat.

Pas suksesit të Laura Fazliut, pritej që edhe Akil të sjellë një tjetër medalje për Kosovën, por kjo nuk ndodhi.

Xhudisti nga Peja nuk arriti të mposhtte rusin Karen Galstian në përballjen për medaljen e bronztë.

Gjakova e nisi garën pa luajtur në xhiron e parë të kategorisë deri në 73 kilogramë, ndërsa në xhiron e dytë arriti të mposhtë me ‘ippon’ xhudistin izraelit Ohad Moritz.

Në xhiron e tretë, ai kishte një sfidë edhe më të madhe, pasi përballë kishte bartësin e parë dhe nën-kampionin e botës në fuqi, Makhmadbek Makhmadbekovin, të cilin e mposhti gjithashtu me ‘ippon’ në kohën shtesë.

- Advertisement -

Në çerekfinale, Gjakova u ndesh me Hidayat Heydarov nga Azerbajxhani, por edhe këtu ishte i pafat, duke u mposhtur në kohën shtesë dhe duke kaluar në repesazh për të kërkuar medaljen.

Në repesazh, 30-vjeçari arriti të mposhtë francezin Joan-Benjamin Gaba, por në ndeshjen për medalje pësoi nga rusi Karen Galstian.

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments