BallinaPolitikKryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu Takon Rrjetin e Grave të Kosovës për...

Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu Takon Rrjetin e Grave të Kosovës për Agjendën Gjinore

- Advertisement -

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, priti në takim përfaqësueset e Rrjetit të Grave të Kosovës, ku biseduan për prioritetet e agjendës gjinore parlamentare, hartimin e ligjeve nga një perspektivë gjinore dhe fuqizimin e rolit mbikëqyrës të Kuvendit në zbatimin e tyre.

Haxhiu shprehu gatishmërinë dhe përkushtimin e saj për të avancuar këtë agjendë gjatë kësaj legjislature, duke bashkëpunuar ngushtë me organizatat e grave, me qëllim që barazia gjinore të ketë vendin që meriton në punën dhe vendimmarrjen e Kuvendit. “E çmoj veçanërisht punën shumëvjeçare të Rrjetit dhe të 106 organizatave anëtare, si dhe këmbënguljen për t’i kthyer të drejtat e garantuara me ligj në të drejta që gëzohen në jetën e përditshme,” theksoi kryetarja e Kuvendit.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments