BallinaPolitikShqetësimi për Sigurinë e Nxënësve në Klinë: Asamblistja Jehona Gashi Ngrit Problematikat...

Shqetësimi për Sigurinë e Nxënësve në Klinë: Asamblistja Jehona Gashi Ngrit Problematikat e Ngrohjes dhe Rrethojave Sportive

- Advertisement -

Asamblistja e LDK-së në Klinë, Jehona Gashi, ka shprehur shqetësimin e saj në seancën e Kuvendit Komunal për mungesën e ngrohjes në shkollën “Motrat Qiriazi” dhe për gjendjen e rrezikshme të rrethojave të fushës sportive të shkollës “Ismet Rraci”.

Ajo kërkoi që të merren masa të menjëhershme, duke theksuar se në pyetje është siguria e fëmijëve. “Te shkolla ‘Motrat Qiriazi’, shtyllat e dëmtuara në fushën sportive, të mbajtura me gurë, u kanë rënë nxënësve në kokë.

Ndërsa te ‘Ismet Rraci’, një pjesë e telave të rrethojave është shkëputur dhe rreziku që ato të rrëzohen është real,” theksoi asamblistja e LDK-së.

Sipas saj, kjo çështje po neglizhohet nga drejtori i Arsimit, Qemajl Sejdia, i cili është përgjegjës për zgjidhjen e kësaj situate. “Zoteri Qemajl Sejdia, detyra juaj është të parandaloni fatkeqësitë, jo të prisni që ato të ndodhin për të marrë masa!

A duhet të lëndohet edhe një nxënës tjetër që institucionet të reagojnë?” përfundoi Gashi.

- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments