Protesta për drejtësi dhe llogaridhënie institucionale vazhdon të mbledhë qytetarë në Prishtinë.
Pas një tubimi në sheshin “Zahir Pajaziti”, protestuesit kanë drejtuar hapat e tyre drejt objektit të Qeverisë së Kosovës.
Këta qytetarë po kërkojnë përgjegjësi nga institucionet dhe masa konkrete për mbrojtjen e grave nga dhuna, në pasojë të vrasjes tragjike të Arlinda Zekajt.
Arlinda Zekaj u vra nga ish-kunati me një sëpatë, pavarësisht se ajo kishte paralajmëruar institucionet për rrezikun që e kanosej.
Si rezultat i kësaj ngjarjeje, një kryeprokurore, një prokurore dhe 11 policë në Pejë janë suspenduar për lidhje me rastin.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info
