Edicioni i pestë i Big Brother VIP Kosova fillon këtë të premte, më 30 tetor.
Një nga sinjalet e fundit vjen nga moderatorin Alaudin Hamiti, i cili publikoi në InstaStory një pamje nga logoja e spektaklit. “Të gjithë sytë dhe veshët katër, Diçka po vjen”, ka shkruar ai në InstaStory.
Mesazhi i tij ka rritur edhe më shumë kureshtjen për atë që pritet të ndodhë në shtëpinë më të famshme në Kosovë.
Edhe pse nuk ka dhënë detaje të tjera, kjo deklaratë vjen vetëm pak para fillimit të sezonit të ri, kur publiku po pret me padurim zbulimin e personazheve që do të bëhen pjesë e lojës.
Në këtë edicion, Hamiti ka paralajmëruar ndryshime të mëdha, duke lënë të kuptohet se spektakli mund të sjellë risi në krahasim me sezonet e mëparshme.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com
