Antoneta Koci është banorja e tretë që i është bashkuar shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, një ditë para nisjes zyrtare të spektaklit, e cila është paralajmëruar për më 30 tetor.
Vlogerja e njohur tani është pjesë e edicionit të ri, duke iu bashkuar regjisores Arlinda Morina, e cila u zbulua si banorja e parë, si dhe reperit Nichi, që është emri i dytë i konfirmuar.
Hyrja e këtyre tre banorëve një ditë para premierës zyrtare ka shkaktuar një surprizë për fansat e spektaklit, të cilët e prisnin fillimin e tij të premten.
Megjithatë, spektakli i së premtes, më 30 tetor, vazhdon sipas planit dhe nuk është anuluar.
Hyrja e këtyre personazheve ka zgjuar interesimin e publikut, i cili tashmë është kurioz të mësojë se cilët do të jenë banorët e tjerë të këtij edicioni.
Konkurrentët do të qëndrojnë për 100 ditë në shtëpinë e BBVK-së, ku do të përballen me sfida, dinamika dhe situata të ndryshme, në garën për çmimin e madh prej 200 mijë eurove.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com
