BallinaPolitikTakimi i Ministrit të Mbrojtjes me Komandantin Suprem të NATO-s në Evropë

Takimi i Ministrit të Mbrojtjes me Komandantin Suprem të NATO-s në Evropë

- Advertisement -

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, zhvilloi sot një takim me komandantin suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë (SACEUR), gjeneral Alexus G.

Grynkewich, i cili është gjithashtu komandant i Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USEUCOM).

Gjatë këtij takimi, u diskutuan zhvillimet e fundit në fushën e mbrojtjes, bashkëpunimi me shtetet anëtare të NATO-s, si dhe progresi në fuqizimin dhe modernizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ministri Maqedonci e njoftoi gjeneralin Grynkewich për investimet që po bëhen në ngritjen e kapaciteteve mbrojtëse, avancimin profesional të personelit dhe prokurimin e sistemeve të armatimit dhe pajisjeve që përputhen me standardet e NATO-s.

Në këtë kontekst, gjenerali Grynkewich vlerësoi progresin e arritur nga FSK-ja dhe investimet e Republikës së Kosovës për zhvillimin e ushtrisë.

- Advertisement -

Ministri Maqedonci gjithashtu shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe për kontributin e KFOR-it në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend dhe në rajon.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments