Presidenti rus, Vladimir Putin, ka shprehur se Rusia është e gatshme për luftë, por nuk dëshiron të përfshihet në një konflikt me Evropën.
Ai ka paralajmëruar se nëse situata përshkallëzohet, atëherë nuk do të ketë fitues.
Duke komentuar mbi diskutimet në Evropë për përgatitjet ushtarake dhe mundësinë e një lufte deri në vitin 2030, Putin theksoi se Moska nuk ka qëllim të fillojë një konflikt me vendet evropiane. ‘Para së gjithash, ne jemi të gatshëm, por nuk duam asnjë luftë me Evropën.
Nëse ata duan të përgatiten, le të përgatiten,’ tha ai.
Presidenti rus paralajmëroi se një përshkallëzim i mëtejshëm i situatës mund të sjellë pasoja të rënda për të gjitha palët përfshirë. ‘Nëse gjërat shkojnë shumë larg, nuk do të ketë fare fitues.
Askush të mos e harrojë këtë,’ përfundoi 74-vjeçari.
