BallinaBotaBashkimi Evropian Tërhiqet nga Ideja e Anëtarësisë së Asociuar të Kanadasë

Bashkimi Evropian Tërhiqet nga Ideja e Anëtarësisë së Asociuar të Kanadasë

- Advertisement -

Bashkimi Evropian po e rishikon qëndrimin e tij ndaj mundësisë për ta bërë Kanadanë anëtare të asociuar të bllokut 27-shtetësh.

Një deklaratë e përbashkët, e cila pritet të publikohet të premten në samitin e 21-të Kanada-BE në Montreal, do të përdorë një gjuhë më të butë, duke premtuar forcimin e lidhjeve mes palëve, sipas burimeve që kanë parë versionin më të fundit të draftit të deklaratës.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, befasoi shumë njerëz muajin e kaluar, kur njoftoi se BE-ja do të niste procesin për ta bërë Kanadanë anëtaren e parë të asociuar të bllokut.

Një status i tillë aktualisht nuk ekziston në kuadër të BE-së, çka ngriti pikëpyetje te disa vende anëtare dhe politikanë kanadezë lidhur me mënyrën se si do të funksiononte kjo marrëdhënie.

Lajmi se deklarata e përbashkët e samitit nuk do ta përmendë anëtarësimin e asociuar u raportua fillimisht nga Politico.

- Advertisement -

Burime të njohura me draftin e deklaratës mes Kanadasë dhe BE-së i thanë CBC News se termi “anëtare e asociuar” është hequr nga dokumenti, ndërsa versioni i ri propozon krijimin e një “asociimi gjithnjë e më të ngushtë” mes palëve.

Ato theksuan se deklarata është ende në formë drafti dhe mund të ndryshojë deri në fund të javës.

Një burim, i cili foli për CBC News në kushte anonimiteti, pasi nuk ishte i autorizuar të deklarohej publikisht, shtoi se kjo nuk do të thotë se ndryshon përmbajtja e marrëveshjes.

Një burim tjetër tha se disa vende të BE-së e kundërshtuan termin “anëtare e asociuar”, veçanërisht ania, e cila e cilësoi këtë çështje si një vijë të kuqe që nuk mund të kalohet.

Kryeministri kanadez, Mark Carney, tha se emërtimi i marrëdhënies së Kanadasë me BE-në nuk duhet të ketë rëndësi, për sa kohë që ajo sjell përfitime për qytetarët kanadezë.

Duke folur me gazetarët të martën, para një mbledhjeje të kabinetit, Carney tha se ajo që ka rëndësi është ndikimi që marrëveshja do të ketë në jetën e qytetarëve dhe në pavarësinë e vendit. “Lajmi i mirë është se nuk kanë rëndësi emrat apo emërtimet specifike”, tha ai. “Ajo që ka rëndësi është ndryshimi që kjo do të sjellë në jetën e kanadezëve dhe që Kanadaja, si e tërë, të bëhet një vend më i pavarur dhe më sovran, në mënyrë që të mund ta jetojmë jetën sipas zgjedhjes sonë”, deklaroi Carney.

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments