Enver Hoxhaj, përfaqësuesi i Grupit Parlamentar të PDK-së, mori pjesë sot në mbledhjen konstituive të Grupit Punues për hartimin dhe harmonizimin e Strategjisë Shtetërore lidhur me procedurat e apelit para Dhomave të Specializuara në Hagë.
Pas takimit, Hoxhaj shprehu se mbështetja për krerët e UÇK-së është një përgjegjësi shtetërore dhe një detyrim ndaj historisë së Kosovës. “Si përfaqësues i Grupit Parlamentar të PDK-së në këtë Grup Punues, do të angazhohem që ky detyrim të përkthehet në veprime konkrete dhe mbështetje të plotë në procesin e apelit”, theksoi Hoxhaj.
Ai gjithashtu bëri thirrje për unitet, duke theksuar se e vërteta e luftës çlirimtare dhe dinjiteti i atyre që e udhëhoqën atë obligojnë të gjithë të qëndrojnë të bashkuar.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info
