BallinaPolitikHoxhaj thekson rëndësinë e mbështetjes për krerët e UÇK-së në procesin e...

Hoxhaj thekson rëndësinë e mbështetjes për krerët e UÇK-së në procesin e apelit

- Advertisement -

Enver Hoxhaj, përfaqësuesi i Grupit Parlamentar të PDK-së, mori pjesë sot në mbledhjen konstituive të Grupit Punues për hartimin dhe harmonizimin e Strategjisë Shtetërore lidhur me procedurat e apelit para Dhomave të Specializuara në Hagë.

Pas takimit, Hoxhaj shprehu se mbështetja për krerët e UÇK-së është një përgjegjësi shtetërore dhe një detyrim ndaj historisë së Kosovës. “Si përfaqësues i Grupit Parlamentar të PDK-së në këtë Grup Punues, do të angazhohem që ky detyrim të përkthehet në veprime konkrete dhe mbështetje të plotë në procesin e apelit”, theksoi Hoxhaj.

Ai gjithashtu bëri thirrje për unitet, duke theksuar se e vërteta e luftës çlirimtare dhe dinjiteti i atyre që e udhëhoqën atë obligojnë të gjithë të qëndrojnë të bashkuar.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments