Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka konfirmuar ekskluzivisht në T7 se ka ambicie për t’u bërë kandidat për kryetar të partisë.
I pyetur nëse do të kandidojë, Gashi u shpreh: “Gjasat maksimale janë që po, nëse do kemi një garë të mirëfilltë, të hapur dhe demokratike.
Nëse nuk ka konsensus për ndonjë kryetar, hapet gara dhe do jem….
Nëse do ketë konsensus paraprak në kompromis, nuk duhet të jemi destruktiv, nëse hapet gara do jem kandidat”, tha ai.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info
