BallinaPolitikStudentët Protestojnë për të Drejtat e Tyre para Ministrisë së Arsimit

Studentët Protestojnë për të Drejtat e Tyre para Ministrisë së Arsimit

- Advertisement -

Studentët vazhduan edhe sot, në ditën e 16-të, protestën para Ministrisë së Arsimit, në Rrugën e Durrësit, duke shprehur thirrje kundër qeverisë dhe klasës politike në vend. “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Rama jep dorëheqjen” dhe “Revolucion” janë disa nga sloganet që ata kanë thirrur gjatë këtij tubimi.\n\nNdërkohë, në mbështetje të protestës, janë bashkuar edhe disa pedagoge.

Profesori Lush Susaj theksoi se do të vazhdojë të jetë pjesë e protestave, duke nënvizuar se klasa politike ka dëmtuar vendin dhe ka cenuar të ardhmen e të rinjve.

Ai bëri thirrje gjithashtu për studentët që të mos tërhiqen përballë presioneve dhe shantazheve, duke kundërshtuar thirrjet për t’u kthyer në auditorë pa u plotësuar kërkesat e tyre. “Unë do të mobilizohem edhe nëse ka një protestë brenda protestës.

Këta e kanë masakruar këtë vend, ia kanë shkulur zemrën, po ia heqin të ardhmen”, u shpreh ai.\n\nPas qëndrimit te Ministria e Arsimit, studentët marshuan drejt Kryeministrisë.

Një pjesë e studentëve vazhduan marshimin përgjatë Rrugës së Elbasanit dhe u futën brenda ambienteve të Fakultetit Ekonomik, duke thirrur: “Bashkohuni me ne!”.

- Advertisement -

Ata kërkuan gjithashtu bojkotimin e mësimit nga studentët e Fakultetit Ekonomik.

Pas kësaj, të rinjtë vazhduan drejt Fakultetit të Drejtësisë, duke i bërë thirrje studentëve të atij fakulteti që të bashkoheshin në protestë.\n\nMë pas, studentët marshuan nëpër rrugët kryesore të Tiranës, ku u ndalën para Drejtorisë së Policisë dhe në rrethrrotullimin e Zogut të Zi, për t’u rikthyer sërish para Ministrisë së Arsimit.

Të rinjtë në protestat e mëparshme kanë refuzuar ftesën për dialog me kreun e qeverisë.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments