Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka prezantuar 10 pikat kryesore të Paketës Fiskale 2027.
Ndër masat e propozuara është krijimi i një Byroje të Specializuar për kontrollin e të ardhurave, si dhe nisma që, sipas Ramës, synojnë të lehtësojnë barrën për familjet dhe të ngushtojnë hendekun social.
Këto janë 10 pikat kryesore të Paketës Fiskale 2027: 1.
Ulimi i normës së TVSH për ushqimet bazë – nga 20% në 6% për 54 produkte, që përfshijnë mishi, peshku, bulmeti, vezët, mielli, vajrat, sheqeri, makaronat, frutat, perimet dhe ushqimet për foshnjat.
Vetëm me këtë masë, ne do të shtojmë rreth 150 milionë Euro në arkën e familjeve shqiptare për ushqimin, që deri tani u kalonin shtetit përmes TVSH-së 20%.
Praktika e re e Pasqyrës së Çmimeve do të zgjerohet për të garantuar uljen e çmimeve. 2.
Rritja e normës standarde të TVSH-së me 1% si një kompensim i ndershëm kontributesh nëpërmjet rishpërndarjes, për të siguruar një shportë më të arsyeshme për ata që e kanë më të vështirë fundin e muajit. 3.
Nuk do të rritet norma e tatimit të fitimit të sipërmarrjes, e cila mbetet 15%, në nivelin më të lartë në rajon.
Ne tatimorë të mëdhenjtë me normën më të lartë në Ballkanin Perëndimor për më shumë se 10 vjet.
Por sot, rritim tatimin mbi dividentin nga 8% në 15%, duke ngarkuar bizneset e mëdha me një taksë më të ndershme. 4.
Ulimi i barrës tatimore për 32,000 tatimpagues, duke rritur pragun e sipërm të tatimit mbi pagën nga 200 mijë në 300 mijë lekë të reja, një lëvizje e domosdoshme për shtresën e mesme. 5.
Vendosja e një pragu të ri të tatimit mbi pagën prej 700 mijë lekë të reja, ku norma e tatimit bëhet 30%, për të luftuar evazionin e dividentit. 6.
Ulimi i pragut të aplikimit të TVSH-së për çdo biznes me xhiro vjetore mbi 5 milionë lekë, për të mbrojtur bizneset e vogla nga abuzimi. 7.
Rritja e normës së TVSH-së në hoteleri nga 6% në 10%, përveç agroturizmit, si një nxitje për formalizimin e pronarëve të hoteleve. 8.
Krijimi i një sistemi të ri taksimi për ekonominë digjitale, duke filluar nga ata që kanë të ardhura të larta, si dhe taksa për pronat bosh dhe vilat në bregdet. 9.
Krijimi i Byrosë së Kontrollit të Specializuar të të Ardhurave, për të përmirësuar procesin e deklarimit të të ardhurave. 10.
Heqja e taksës së qarkullimit nga çmimi i naftës, duke e ulur automatikisht çmimin e naftës me 32 lekë në pompë, dhe vendosja e një takse të re për makinat e huaja në territorin e Shqipërisë.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info
