Protestuesit kanë mbërritur para objektit të Policisë së Kosovës, ku kanë hedhur ngjyrë të kuqe, tym të zi dhe letrën e Arlinda Zekajt.
Aty, një qytetare e pranishme ka ndarë përvojën e saj me institucionet e drejtësisë.
Ajo theksoi se, ngjashëm me Arlinda Zekajn, edhe ajo ka përjetuar një rast të ngjashëm, duke akuzuar institucionet se nuk i kanë ofruar ndihmën e nevojshme.
Qytetarja kritikoi policinë, prokurorinë, gjykatat dhe zyrtarët e Qendrës për Punë Sociale, duke pretenduar se rasti i saj nuk është trajtuar siç duhet. “Unë jom një qytetare që e kam pasur rastin e njëjtë gati si Arlinda.
Kam pas problem me marrjen e fëmijëve të mi, jam drejtu në polici, prokurori e gjykata, QPS… I ashtuquajturi sistem i drejtësisë ndajnë nana prej fëmijëve të tyre… Unë vazhdoj me u ndjek penalisht prej institucioneve”, ka thënë ajo.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info
