BallinaPolitikProtesta për Drejtësi: Zëri i Qytetarëve për Rastin e Arlinda Zekajt

Protesta për Drejtësi: Zëri i Qytetarëve për Rastin e Arlinda Zekajt

- Advertisement -

Protestuesit kanë mbërritur para objektit të Policisë së Kosovës, ku kanë hedhur ngjyrë të kuqe, tym të zi dhe letrën e Arlinda Zekajt.

Aty, një qytetare e pranishme ka ndarë përvojën e saj me institucionet e drejtësisë.

Ajo theksoi se, ngjashëm me Arlinda Zekajn, edhe ajo ka përjetuar një rast të ngjashëm, duke akuzuar institucionet se nuk i kanë ofruar ndihmën e nevojshme.

Qytetarja kritikoi policinë, prokurorinë, gjykatat dhe zyrtarët e Qendrës për Punë Sociale, duke pretenduar se rasti i saj nuk është trajtuar siç duhet. “Unë jom një qytetare që e kam pasur rastin e njëjtë gati si Arlinda.

Kam pas problem me marrjen e fëmijëve të mi, jam drejtu në polici, prokurori e gjykata, QPS… I ashtuquajturi sistem i drejtësisë ndajnë nana prej fëmijëve të tyre… Unë vazhdoj me u ndjek penalisht prej institucioneve”, ka thënë ajo.

- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments