BallinaPolitikProtesta për Drejtësi për Arlinda Zekajn: Kërkesat e Aktivistëve për Qeverinë e...

Protesta për Drejtësi për Arlinda Zekajn: Kërkesat e Aktivistëve për Qeverinë e Kosovës

- Advertisement -

Aktivistja Liridona Sijarina nga “Kolektivi Feminist” ka paraqitur kërkesat e tyre ndaj institucioneve të drejtësisë dhe Qeverisë së Kosovës.

Ajo ka theksuar se protestat për vrasjen e Arlinda Zekajt do të vazhdojnë dhe do të intensifikohen. “Këtij shteti kemi me iu kundërvu.

Protestat e tona nuk kanë me u ndalë natë e ditë, kanë me u përshkallzu.

Nuk mundemi me pritë që ky shtet me na qitë hi syve.

Me na shpartallua e mos me mujt me i bo bashkë dy veta, kur duhet me e ngritë zërin për gra”, ka thënë Sijarina. “Ne ultimatumin e kemi dhanë, çka po presim sot është me i numëru kërkesat tona edhe me i dhënë përgjigje secilës kërkesë.

- Advertisement -

Duam burgime, duam llogari, duam që trupat tonë të trajtohen me dinjitet”, ka shtuar ajo. “Për ma pak se dy muaj, katër gra të kësaj republike janë vra.

Nuk mjaftojnë e as nuk e dojmë asnjë deklaratë boshe e asnjë lojë partiake.

Ajo se çfarë ka ndodhë pardje, është ofendim për krejt ne, e për Arlindën”, ka theksuar Sijarina. “Unë po i përsëris kërkesat që i kemi thanë që sa vjet.

Kemi kërkuar ndjekje penale për kryeprokuror, e kryeprokurore, zyrtarë të QPS-së, për kryegjyqtarë e për gjyqtarë që e kanë çu Arlindën në varr”, ka vazhduar ajo. “Qeverisë, që i tha Arlindës, pas vrasjes, që s’ka ditë ku me lypë ndihmë, ne i themi që qat ministre edhe ministrin e Punëve të Brendshme duheni me i shkarku, ose kemi me ju shti me shkarku”, ka potencuar aktivistja Sijarina.

Ajo ka paralajmëruar vazhdimësi të protestës para Qeverisë së Kosovës edhe gjatë natës.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments