BallinaPolitikStudentët Protestojnë në Fakultetin e Ekonomikut: Thirrje për Bashkim dhe Dorëheqje

Studentët Protestojnë në Fakultetin e Ekonomikut: Thirrje për Bashkim dhe Dorëheqje

- Advertisement -

Ka nisur prej disa orësh marshimi i studentëve, të cilët tashmë kanë mbërritur në brendësi të Fakultetit të Ekonomikut, aty ku, sipas pamjeve, në disa auditore po zhvillohej mësim.

Sipas pamjeve, studentët thërrasin në kor: “Bashkohuni me ne!”, “Rama, jep dorëheqjen!”, “Arrestoni Ramën!”, “Nuk ka dialog me ty!” dhe “Bojkotoni mësimin!”.

Menjëherë pas thirrjeve, studentët që po zhvillonin mësim i janë bashkuar protestës dhe kanë lënë mësimin.

Gjatë marshimit është shtuar gjithashtu numri i studentëve, të cilët janë bashkuar me protestuesit dhe janë futur në fakultet.

Sipas Euronews Albania, pas daljes nga Fakulteti i Ekonomikut, studentët do të vijojnë marshimin drejt Fakultetit të Drejtësisë.

- Advertisement -

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama, ashtu si ditët e tjera, ka vijuar me thirrjen e tij për dialog, por kjo e fundit është refuzuar nga studentët.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments