Inspektorati Qendror i Punës ka vendosur të ndalojë punimet në një objekt në Prizren, pas shembjes së një pllake betoni që rezultoi me lëndimin e gjashtë punëtorëve.
Sipas informacioneve të deritanishme, tre nga punëtorët e lënduar janë ende të shtrirë në spital, ndërsa tre të tjerë janë liruar për trajtim në shtëpi.
Njëri prej tyre ka pësuar fraktura si rezultat i incidentit.
Pas këtij ngjarjeje, Inspektorati Qendror i Punës ka marrë masa duke ndaluar përkohësisht punimet në vendin e punës, me qëllim të parandalimit të rreziqeve të tjera dhe për të garantuar sigurinë e punëtorëve.
Në njoftim, Inspektorati thekson se do të vazhdojë me veprimet inspektuese, duke u fokusuar në respektimin e standardeve për sigurinë dhe shëndetin në punë.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info
