BallinaPolitikAleanca Themelohet Shkolla Politike për Edukimin e Liderëve të Ardhshëm

Aleanca Themelohet Shkolla Politike për Edukimin e Liderëve të Ardhshëm

- Advertisement -

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, njoftoi se kjo parti ka vendosur të themelojë një shkollë politike, e cila do të jetë një nga nismat e rëndësishme që do t’i fuqizojë, duke krijuar një hapësirë për edukimin politik të gjeneratave të reja dhe përgatitjen e liderëve të ardhshëm.

Shkolla politike do të drejtohet nga nënkryetari i parë i Aleancës, Besnik Tahiri. “Sa i përket zhvillimeve të fundit politike në vend, analizuam me kujdes situatën aktuale dhe ritheksuam se do të vazhdojmë të jemi opozitë qendrore për këtë pushtet, duke mbrojtur me ngulm interesat e qytetarëve dhe shtetit tonë”, tha Gjini. “Në këtë kuadër, përsëritëm shqetësimin tonë të thellë për gjendjen e rënduar energjetike në vend, ku vetëm gjatë muajit shtator Kosova ka importuar 27 milionë euro rrymë, duke kapur një shifër alarmante prej mbi 1 miliard eurosh të shpenzuara për import për më pak se gjashtë vjet.

Për të kërkuar llogari direkte për këtë keqmenaxhim, Grupi Parlamentar i Aleancës do të thërrasë interpelancë në Kuvend”, theksoi ai në Facebook.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments