Një tjetër grua e vrarë.
Një tjetër jetë e ndërprerë dhe një shtet që duhet të japë përgjigje.
Vrasja e Arlinda Zekajt mbrëmë në Pejë riktheu edhe një herë në vëmendje dështimin zinxhiror të institucioneve për t’i mbrojtur gratë nga dhuna.
Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi e quajti të trishtueshme rastin makabër. “Vetë vula e prokurorisë dëshmonte letrën që e kishte lënë me dorëshkrim të vetë e ndjera, Arlinda.
Kjo me të vërtetë vë në përgjegjësi të madhe të gjitha institucionet zinxhirore që ndodhin në rastet e dhunës brenda familjes”, u shpreh avokatja.
Ndërkohë, aktivistja Besa Mahmuti tha se rastin e Arlindës ajo e dëshmoi me shkrim që është e rrezikuar. “Fiks kjo është ajo që neve duhet me na zgju përfundimisht.
Nuk mjafton vetëm një demonstratë, nuk është momenti për demonstrata”, tha ajo.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info
