BallinaPolitikAktakuzë ndaj Stefan Raduloviqit për Sulmin Terrorist në Banjskë

Aktakuzë ndaj Stefan Raduloviqit për Sulmin Terrorist në Banjskë

- Advertisement -

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj Stefan Raduloviqit për pjesëmarrje në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit. “Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuzë ndaj të pandehurit S.R., për veprat penale ‘Kryerja e veprës terroriste’ dhe ‘Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’”, thuhet në njoftim.

Sipas aktakuzës, më 24 shtator të vitit 2023, në fshatin Banjskë, i pandehuri S.R., së bashku me të pandehurit e tjerë të përfshirë në aktakuzën e ngritur më 11 shtator 2024, ka marrë pjesë në sulmin ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës, si pjesë e një grupi terrorist të strukturuar dhe të armatosur rëndë.

Raduloviqi u arrestua në prill të këtij viti dhe aktualisht ndodhet në paraburgim.

Përgjegjësinë për sulmin terrorist në Banjskë e pati marrë ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, i cili aktualisht është i lirë në Serbi.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments