BallinaPolitikKuvendi i Kosovës do të trajtojë rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt

Kuvendi i Kosovës do të trajtojë rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt

- Advertisement -

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka theksuar se pas vrasjes tragjike të Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është e domosdoshme që rasti të shqyrtohet në mënyrë të plotë për të parë nëse ka pasur dështime në zinxhirin institucional dhe nëse zyrtarët përgjegjës kanë dështuar në përmbushjen e detyrave të tyre.

Haxhiu ka njoftuar se ka nënshkruar kërkesën për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit, ku do të diskutohet ky rast.

Ajo theksoi se ka qenë në kontakt me kryeprokurorin e Shtetit dhe ministren e Drejtësisë, duke kërkuar që përgjegjësitë të adresohen nga Inspektorati Policor dhe institucionet e tjera, përfshirë Qendrën për Punë Sociale. “Së pari, unë kam nënshkruar kërkesën për seancë të jashtëzakonshme.

E cila do të mbahet sot, shumë shpejt, pjesa për këtë seancë të jashtëzakonshme do t’i dërgohet të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Gjatë kësaj periudhe kam qenë në komunikim me kryeprokurorin e shtetit dhe po ashtu me ministren e drejtësisë, dhe sipas informacioneve që unë i kam, tashmë është kërkuar që të bëhet vlerësim i gjithë rastit nga fillimi e deri në fund, dhe të shihet në qoftë se ka pasur dështim të zinxhirit institucional dhe janë dhënë zotimet që, nëse do të dëshmohet dhe do të verifikohet që ka pasur dështim nga ana e zyrtarëve përgjegjës, do të ndërmerren veprimet”, tha Haxhiu pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Ajo e vlerësoi këtë rast si një alarm për institucionet dhe shoqërinë, duke theksuar se miratimi i ligjeve nuk është i mjaftueshëm nëse ato nuk zbatohen nga institucionet përkatëse. “Njësoj sot bëj thirrjet, edhe nga Inspektorati Policor, por edhe nga institucionet tjera, nëse flasim këtu edhe për Qendrën për Punë Sociale, që të adresojnë përgjegjësitë e tyre në raport me këtë rast.

Ky rast na ka tronditur të gjithëve, është alarm institucional, alarm për shoqërinë, ju e dini që sa kam qenë ministre e drejtësisë, një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Drejtësisë ka qenë ndërmarrja e veprimeve për të mbrojtur jetën e vajzave dhe grave në Republikën e Kosovës.

Nuk mjaftojnë vetëm ligjet që t’i procedojmë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, por që ato ligje të zbatohen nga institucionet përgjegjëse”, tha ajo.

Gjatë seancës së jashtëzakonshme, do të diskutohet edhe mundësia e krijimit të një komisioni hetimor parlamentar për të vlerësuar rastin.

Haxhiu ka kërkuar që deputetët të bashkohen në trajtimin e kësaj çështjeje dhe të mos e shndërrojnë debatin në përplasje politike. “Diskutimet sot do t’i adresojmë në Kuvendin e Kosovës, është përmendur themelimi i një komisioni hetimor që do ta vlerësojë këtë rast, por natyrisht duhet me vigjilencë, me seriozitet, ta trajtojmë këtë homicidin në Republikën e Kosovës, dhe uroj që të mos ketë deputetë të Kuvendit që nuk pranojnë që në Kosovë, fatkeqësisht, përballemi me femicid.

Pra, nuk është ideja që të shkojmë në Kuvend dhe t’ia hedhim gishtin njëri-tjetrit, është e rëndësishme që Kuvendi të jetë i unifikuar në mënyrë që raste të tilla të mos na ndodhin më.

Natyrisht që ne mirëpresim rekomandimet edhe të grupeve tjera parlamentare, por është shumë e rëndësishme që sot, si Kuvend, të flasim me një zë”, përfundoi Haxhiu.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments