BallinaPolitikVrasja e Arlinda Zekajt: Presidentja Shiroka-Pula kërkon hetim të plotë dhe përgjegjësi...

Vrasja e Arlinda Zekajt: Presidentja Shiroka-Pula kërkon hetim të plotë dhe përgjegjësi institucionale

- Advertisement -

Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj ka tronditur Kosovën mbrëmjen e së dielës.

Presidentja e vendit, Justina Shiroka-Pula, ka reaguar duke kërkuar një hetim urgjent, të paanshëm dhe profesional për zbardhjen e këtij rasti.

Në reagimin e saj, e para e vendit theksoi se të gjithë të përfshirët duhet të japin llogari. “Kërkoj nga organet kompetente që të hetojnë me përparësi jo vetëm rrethanat e vrasjes dhe përgjegjësinë penale të personave të dyshuar, por edhe trajtimin e kërkesave të viktimës dhe veprimet e secilit institucion që kishte detyrimin ligjor ta mbronte.

Duhet të sqarohet nëse janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për vlerësimin e rrezikut dhe mbrojtjen e saj. Çdo sinjal për rrezik, çdo kërkesë për ndihmë dhe çdo ankesë ndaj mosveprimit institucional duhet të trajtohet me seriozitetin maksimal.

Mbrojtja e jetës dhe sigurisë së qytetarëve është detyrim i panegociueshëm i institucioneve.

U bëj thirrje institucioneve të drejtësisë që të veprojnë me urgjencë, profesionalizëm dhe paanshmëri, në mënyrë që çdo rrethanë e këtij rasti të hetohet dhe drejtësia të vihet në vend,” u shpreh Shiroka-Pula.

Ajo gjithashtu theksoi se asnjë grua që kërkon ndihmë nga institucionet e shtetit nuk duhet të mbetet e pambrojtur, duke kërkuar kështu përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt. “Asnjë grua nuk duhet të mbetet e pambrojtur pasi kërkon ndihmë nga institucionet e shtetit.

Siguria dhe dinjiteti i çdo gruaje duhet të trajtohen si përgjegjësi themelore institucionale, ndaj çdo dyshim për dështim në përmbushjen e kësaj përgjegjësie duhet të marrë përgjigje të qartë,” tha presidentja. “Mbrojtja e jetës së grave është detyrim i panegociueshëm, ndaj nuk ka kompromis kur ajo vihet në rrezik,” theksoi ajo.

Presidentja përfundoi duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes së viktimës dhe të gjithë të afërmve të saj.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments