Pas humbjes së koalicionit të Aleksandar Vuçiçit në zgjedhjet parlamentare në Serbi, forcat policore u tërhoqën nga qendra e Beogradit, ku u pritën me fishkëllima, britma dhe sulme ndaj automjeteve.
Disa qytetarë hodhën gurë, duke thyer xhamat e të paktën një automjeti të policisë.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë qytetarë që pengojnë kolonën e policisë dhe oficerë që largohen mes fishkëllimave.
Sipas raportimeve, policia nuk reagoi ndaj sulmeve.
Tërheqja erdhi pas muajsh protestash studentore dhe qytetare kundër qeverisë së Vuçiqit.
