Çmimet evropiane të gazit natyror janë rritur me 3.3 për qind, duke tejkaluar 97 euro (108.8 dollarë) për megavat-orë, për herë të parë që nga viti 2022.
Kjo rritje vjen në një kohë kur konflikti në Lindjen e Mesme vazhdon të kërcënojë furnizimet.
Intensifikimi i këtij konflikti ka rritur ndjeshëm shqetësimet për furnizimet me energji dimërore.
Rrjedhat e gazit natyror të lëngshëm (LNG) nga Gjiri Persik, të cilat më parë përbënin gati një të pestën e furnizimit global, tani janë afërsisht 80 për qind më të ulëta nga viti në vit.
Kontratat e së ardhmes evropiane të gazit tregtohen me 97,15 euro për megavat-orë, që është 3.3 për qind më shumë se mbyllja e së premtes, duke arritur kështu nivelin më të lartë që nga dhjetori i vitit 2022.
Shtohet kështu edhe cenueshmëria e tregut, pasi “Gas Infrastructure Europe” (GIE) raportoi se objektet e depozitimit të gazit të Bashkimit Evropian janë vetëm 74.6 për qind të kapacitetit, shumë nën mesataren historike sezonale.
