Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, priti sot në takim kryeministrin Albin Kurti, ku diskutuan për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të vendit.
Sipas një njoftimi nga Presidenca, Shiroka-Pula shprehu gatishmërinë për një bashkëpunim të ngushtë dhe për një bashkërendim institucional, në funksion të qytetarëve dhe interesave të Kosovës.
Në këtë takim, Kurti falënderoi presidenten për gatishmërinë që ka treguar për të marrë përgjegjësinë e re dhe i uroi sukses në detyrë.
Po ashtu, Kurti shprehu përkushtimin e tij për të bashkëpunuar me Shiroka-Pulën në përmbushjen e përgjegjësive kushtetuese dhe në çështjet me rëndësi për Republikën e Kosovës.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





