Dua Lipa ka tërhequr sërish vëmendjen me një paraqitje të guximshme gjatë qëndrimit të saj në Paris, duke rikthyer në qendër të vëmendjes trendin e veshjeve pa pantallona.
Këngëtarja ka ndarë në rrjetet sociale disa fotografi nga Parisi, ku shfaqet me një kombinim në ngjyrë vjollcë, të përbërë nga një xhaketë e strukturuar me detaje të valëzuara dhe temina, si dhe një bluzë transparente në të njëjtën nuancë.
Pjesa që tërhoqi më shumë vëmendje ishte zgjedhja për të mos veshur pantallona.
Artistja shqiptare e kompletoi ‘look’-un me geta të zeza dhe këpucë elegante me majë.
Ajo e përfundoi veshjen me një zinxhir të madh ari rreth belit, ndërsa flokët e lëshuara dhe grimi natyral i dhanë pamjes një tjetër element elegant. “E zënë duke qenë e zënë në Paris”, shkroi Dua krahas fotografive.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





