Robert Berisha ka ndarë së fundmi detaje interesante rreth jetës së tij private dhe angazhimeve profesionale në një intervistë për ‘Prive by Liberta Spahiu’.
Këngëtari dhe prezantuesi foli për verën që lamë pas, duke theksuar se kishte pasur një sezon të ngarkuar me aktivitete.
Një nga momentet më të veçanta për të ishin pushimet në Paris, ku udhëtoi me vajzën e tij, Rene, dhe ish-partneren, Nora Istrefin.
Roberti tregoi se ky udhëtim në Paris ishte një premtim për Rene, pasi ajo kishte mbyllur klasën e pestë me rezultate të shkëlqyera.
Në vazhdim, ai u ndal edhe te jeta e tij sentimentale.
Kur u pyet për statusin e tij aktual, Roberti nuk la vend për dyshime dhe konfirmoi se është beqar. “Jam single dhe po dua të merrem me veten,” tha ai.
Për më tepër, Roberti zbuloi se është në përgatitje të një projekti të ri televiziv, që ai synon ta sjellë para publikut në vitin 2027.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





