Madonna, Taylor Swift dhe LISA ishin disa nga fitueset më të mëdha në ceremoninë e MTV Video Music Awards, që u mbajt të dielën në mbrëmje në qendër të Los Angeles.
Pas më shumë se 20 vitesh, Madonna u rikthye për të performuar në këtë ceremoni.
Këngëtarja gjithashtu arriti të fitojë disa çmime në mbrëmje, përfshirë atë për Artistin e Vitit.
Po ashtu, Taylor Swift pati një mbrëmje të shkëlqyer, duke u nderuar me çmimin e parë “Artist Director Honor” dhe duke fituar gjithashtu çmimin kryesor të ceremonisë, “Videoja e Vitit”.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





