Piloti britanik i Formula 1, George Russell, fejohet me Carmen Montero Mundt

Piloti britanik i Formula 1, George Russell, është fejuar me partneren e tij prej gjashtë vitesh, Carmen Montero Mundt.

Russell i ka propozuar Carmenit, 28 vjeçe, gjatë një darke romantike pranë detit. Çifti e ka ndarë lajmin e lumtur me ndjekësit në rrjetet sociale, ndërsa në fotografi Carmen shihet duke treguar unazën e fejesës me diamant.

Russell dhe Carmen janë në lidhje që prej vitit 2020, pasi u njohën përmes miqve të përbashkët në Londër.


- Advertisement -

Carmen është bërë ndërkohë një figurë e njohur e Formula 1, ku shpesh e shoqëron Russellin në garat në vende të ndryshme të botës.

Ajo ka lindur në Spanjë dhe u zhvendos në Britani në moshën 18-vjeçare.

Ka studiuar menaxhim biznesi dhe financa, teksa më vonë ka punuar në sektorin financiar dhe është bashkëthemeluese e një marke për kujdesin ndaj lëkurës. Çifti zakonisht e mban jetën private larg vëmendjes së publikut.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *