Rihanna dhe vajza e saj 14-muajshe, Rocki Mayers, janë shndërruar në yje të një fushate të re të shtëpisë së modës Dior.
Nënë e bijë kanë pozuar së bashku me xhaketa lëkure identike, duke promovuar çantën ikonike Lady Dior.
Në disa fotografi të ëmbla, këngëtarja 38-vjeçare shihet duke i dhuruar një puthje të voglës në kokë, ndërsa në një tjetër Rocki qëndron e ulur në prehrin e saj.
Ky është debutimi i vajzës së Rihannës në një fushatë për Dior.
Fushata ka si qëllim të pasqyrojë identitetet e ndryshme të Rihannës si këngëtare, kompozitore, sipërmarrëse, aktore dhe nënë.
Ajo është e lidhur me markën franceze prej vitesh, ndërsa në vitin 2024 u bë gjithashtu fytyra e parfumit J’adore.
Rocki duket se po ndjek hapat e nënës së saj në botën e modës, pasi më herët është shfaqur në një fushatë festive për markën Savage X Fenty, së bashku me dy vëllezërit e saj, RZA dhe Riot.
Vogëlushja gjithashtu ka bërë debutimin e saj në kopertinën e revistës W në prill, ku pozoi përsëri me Rihannën.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com

