Thibaut Courtois vazhdon me Real Madrid deri në vitin 2028

0
2
- Advertisement -

Real Madridi ka konfirmuar vazhdimin e marrëdhënies me portierin belg Thibaut Courtois, i cili ka nënshkruar një kontratë të re me klubin madrilen që do ta mbajë deri në vitin 2028.

Kontrata e mëparshme e 34-vjeçarit ishte e vlefshme deri në fund të këtij sezoni, por palët kanë arritur një marrëveshje për të vazhduar bashkëpunimin edhe për dy vite të tjera.

Courtois vazhdon të jetë një nga portierët më të mirë në botë dhe një nga lojtarët më të rëndësishëm në formacionin e Real Madridit, duke gëzuar statusin e titullarit të padiskutueshëm.

Gardiani belg ka pasur paraqitje të jashtëzakonshme këtë sezon, duke qenë një nga figurat kryesore në serinë e tetë fitoreve radhazi që madrilenët kanë arritur në të gjitha garat.

Gjatë aventurës së tij në “Santiago Bernabeu”, Courtois ka zhvilluar gjithsej 348 ndeshje dhe ka fituar 14 trofe me fanellën e gjigantit spanjoll.

Rëndësia e tij pritet të rritet edhe më shumë në vazhdim të sezonit, pasi Real Madridi synon të përfundojë periudhën pa trofe, pas dy edicioneve zhgënjyese radhazi.

- Advertisement -
- Advertisement -

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here