Bashkëpunimi për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje në Komunën e Pejës

0
9
- Advertisement -

Samka Drançolli, zyrtare për Barazi Gjinore në Komunën e Pejës, gjatë dëshmisë së saj në Komisionin Hetimor për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me institucionet përkatëse, përfshirë Qendrën për Punë Sociale dhe Policinë, si dhe funksionimin e Mekanizmit Komunal për Mbrojtje nga Dhuna në Familje.

E pyetur nëse kishte bashkëpunim me institucione të tjera dhe nëse ishin arritur protokolle apo memorandume bashkëpunimi, Drançolli theksoi se këto institucione janë pjesë e mekanizmit.

Ajo theksoi se përgjegjësia e saj si koordinatore përfshin organizimin e katër takimeve të detyrueshme gjatë vitit. “Të gjitha këto që i përmende, janë në kuadër të mekanizmit, janë anëtarë të mekanizmit.

Përgjegjësia ime tek mekanizmi si koordinatore, është katër mbledhje në vit t’i mbaj, janë të parapara edhe janë obligative, që llogariten çdo tre muaj.

Aty unë i thërras anëtarët, e përgatis rendin e ditës dhe diskutohen rastet dhe mundohem që t’i koordinoj anëtarët e mekanizmit.

Edhe faktikisht e kanë bashkëpunimin që janë të lirshëm me i shpreh rastet, sidomos rastet specifike dhe që janë me prioritet,” deklaroi Drançolli.

- Advertisement -

Ajo sqaroi se në rastet ku rekomandimet dalin nga takimet dhe kërkojnë ndërhyrjen e saj, ato i përcjell menjëherë te kryetari i komunës apo te institucionet përkatëse. “Dhe nëse vjen ndonjë rekomandim prej atij takimi dhe është përgjegjësi e imja që unë ta transmetoj te kryetari apo te ndonjë institucion tjetër, atëherë unë ato veprime i kryej menjëherë, siç janë edhe të dokumentuara në secilin procesverbal që kam mbajtur.

Secili procesverbal e ka listën e pjesëmarrësve, e ka procesverbalin, rendin e ditës dhe në qoftë se ka ardhur sikur rekomandim i asaj mbledhjeje, janë të dëshmuara mbrapa procesverbalit.

Mirëpo, është edhe raporti narrativ, të cilin e kam përgatitur për gjashtëmujorin e parë,” tha ajo.

Drançolli gjithashtu foli për mbledhjen e mbajtur më 22 tetor, vetëm tri ditë para vrasjes së Arlinda Zekajt, ku ishte diskutuar edhe një çështje e ngritur nga prokurorja.

E pyetur nga anëtarët e komisionit se çfarë kishte thënë prokurorja dhe cila kishte qenë këshilla e dhënë në këtë mbledhje, Drançolli sqaroi se prokurorja kishte ngritur çështjen e një raporti që kishte pranuar nga Durim Kelmendi, udhëheqës i QPS-së nga Komuna e Pejës. “Prokurorja e ka ngritë atë.

Prokurorja e ka ngritë sikur që i ka ardhur raporti nga Durimi, edhe pse ajo nuk ka të bëjë me fëmijën konkretisht, mirëpo është interesuar dhe i kanë marrë hapat e duhura sipas deklaratës, sipas raportit.

Edhe Durimi ka thënë që është marrë me rastin, i ka, është munduar në atë mënyrë, në atë pjesën e vet të tij të merret me fëmijën, mirëpo është mosha e madhore mbi 12 që fëmija vetë vendos dhe i takon babës faktikisht,” deklaroi ajo.

Sipas Drançollit, në të njëjtën mbledhje prokurorja kishte rekomanduar që të punohej gradualisht me fëmijën, në mënyrë që të rikthehej besimi i tij. “Mandej edhe prokurorja ka thënë që gradualisht të punohet me fëmijën që t’i kthehet, t’ia kthejmë besimin te ai për ku është më mirë për me shku,” tha Drançolli.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here