Një sulm kibernetik ka goditur faqet e internetit të 178 organizatave në mbarë botën, duke rrezikuar ekspozimin e të dhënave personale dhe financiare të vizitorëve.
Në mesin e këtyre organizatave janë emra të njohur si Zoom, CNN, HSBC, BBC, IKEA, Salesforce, Equifax, Fox News, Alaska Airlines dhe GitLab.
Ky sulm u identifikua të hënën nga studiuesit e kompanisë së sigurisë kibernetike Report URI, të cilët zbuluan se hakerët kishin infiltruar kod keqdashës JavaScript në skriptet e ofruara nga Optimizely, një kompani që ofron programe për testimin e versioneve të ndryshme të faqeve të internetit.
Sipas studiuesve, ky kod ishte krijuar për të vjedhur të dhënat e kartave bankare, për të ridrejtuar pagesat me kriptovaluta dhe për të shënjestruar disa modele të iPhone dhe iPad.

