Objektivat e Kombëtares së Kosovës në Ligën e Kombeve: Roli i Franco Fodës dhe Aktivizimi i Talenteve të Rinjtë

0
1
- Advertisement -

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka diskutuar për objektivat e Kombëtares në Ligën e Kombeve, strategjinë e përzgjedhësit Franco Foda dhe rëndësinë e aktivizimit të futbollistëve të rinj.

Në një intervistë për rubrikën “Sport Focus” në Ora News me gazetaren Sabine Mete, Ademi shpjegoi se sigurimi i vendit të dytë në grup ka qenë një objektiv i rëndësishëm për Kosovën, pasi do t’i mundësonte skuadrës vazhdimin e garës përmes play-offit. “Pavarësisht pritshmërive fillestare për të dominuar falë kualitetit të lojtarëve, vëmendja kryesore është zhvendosur te sigurimi i vendit të dytë.

Ky pozicion mbetet një objektiv jetik që garanton kualifikimin në play-off, një synim që pritet të vuloset në përballjen deçizive në Dublin,” u shpreh Ademi.

Siç theksoi presidenti, në vend të një garë ekskluzive për vendin e parë, trajneri Foda ka zgjedhur të përdorë këtë kompeticion si një mundësi të artë për ndërrimin e gjeneratave.

Ai e sheh këtë fazë si një platformë përgatitore, duke u fokusuar në testimin e talenteve të reja.

- Advertisement -
- Advertisement -

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here