Kombëtarja e Kosovës do të zbresë sonte në fushë me fanella të bardha për një përballje të rëndësishme ndaj Republikës së Irlandës, e cila do të zhvillohet në Dublin si pjesë e Ligës së Kombeve.
Nga ana tjetër, përfaqësuesja irlandeze do të dalë me fanellat e saj tradicionale, me ngjyrë të gjelbër.
Këto detaje janë bërë të njohura përmes pamjeve të publikuara nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK).

