BallinaPolitikVjosa Osmani në Oxford: Rëndësia e Zbulimit të Fatit të Personave të...

Vjosa Osmani në Oxford: Rëndësia e Zbulimit të Fatit të Personave të Zhdukur në Kosovë

- Advertisement -

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur një fjalim në Oxford Union, ku ka trajtuar çështjen e personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë.

Ajo ka kërkuar që bota të vazhdojë të dëgjojë për dhimbjen e mijëra familjeve që ende presin të mësojnë fatin e të dashurve të tyre.

Osmani veçoi vuajtjet e familjeve dhe nënave që vazhdojnë të jetojnë me shpresën e kthimit të më të dashurve të tyre, duke theksuar se pa zbardhjen e fatit të të zhdukurve, nuk mund të ketë drejtësi të plotë. “Për sa kohë që fati i tyre mbetet i pazbardhur, lufta nuk ka përfunduar për familjet e tyre.

Dhe për sa kohë që e vërteta mbahet peng, drejtësia mbetet e papërmbushur”, ka deklaruar Osmani.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments