BallinaPolitikRritja e rasteve me fruth: Situata e shëndetit publik në Kosovë

Rritja e rasteve me fruth: Situata e shëndetit publik në Kosovë

- Advertisement -

Që nga muaji prill, numri i rasteve të të infektuarve me fruth ka pësuar një rritje të dukshme, duke arritur deri tani në 242 raste të konfirmuara.

Vetëm në javën e fundit janë shënuar 18 raste të reja.

Rreth 20 pacientë aktualisht po trajtohen në Klinikën Infektive, ku gjendja e tyre është kryesisht stabile, ndërsa disa të tjerë janë në pritje të konfirmimit të analizave.

Numri i mostrave për të konfirmuar fruthin në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike ka vazhduar të rritet që nga prilli.

Situata mbetet e ngjashme edhe pas gjashtë muajsh.

- Advertisement -

Për rastet e reja që janë konfirmuar në javën e fundit, specialisti i shëndetit publik, Faik Hoti, shprehet: “Në përditësimin e fundit të Institutit Kombëtarë kemi regjistruar 242 raste të fruthit të cilat i takojnë periudhës nga 16 prilli deri me 26 tetor.

Pra, nëse i shohim raportet e fundit dhe përditësimet javore, mund të themi që çdo javë po regjistrohen raste të reja të fruthit, kryesisht tek fëmijët e pavaksinuar.” Një pyetje që lind është nëse ka rrezik që situata të bëhet më serioze me përhapjen e këtij infeksioni.

Hoti thekson: “Në kuptimin e shifrave të përgjithshme, situata është e kontrollueshme.

Gjithmonë ka angazhime shtesë për vaksinim të rregullt, por ne e marrim shumë seriozisht sepse fruthi është sëmundje me komplikime serioze.” Pas rasteve të reja, Klinikën Infektive vazhdojnë të vizitojnë pacientë që kanë nevojë për trajtim nga fruthi.

Infektologu Lirim Tafilaj shpjegon: “Momentalisht në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar rreth 19 pacientë të konfirmuar me fruth, disa janë në pritje të rezultateve, pra janë si të dyshimtë për morbillë.

Më pas na vijnë konfirmimet për rezultatet e tyre, por ky numër lëviz kohë pas kohe në bazë të vizitave ambulantore apo për pacientët që kërkojnë trajtim.” Sipas IKSHPK-së, gjatë gjashtë muajve të fundit në Prishtinë janë konfirmuar 83 raste, 58 në Fushë-Kosovë dhe 25 në Ferizaj, ndërsa grupmosha më e prekur është ajo nga 12 deri në 24 muaj, me gjithsej 93 raste.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments