Regjisori i njohur Michael Mann ka pësuar një plagosje aksidentale me armë zjarri në një poligon qitjeje dhe është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. 83-vjeçari aktualisht është duke punuar në fazën e parapërgatitjeve për vazhdimin e filmit të tij të njohur, “Heat”.
Sipas informacionit të publikuar, incidenti ka ndodhur kur Mann po përpiqej ta vendoste armën në këllëf.
Policia e Los Angelesit (LAPD) e ka konfirmuar rastin, duke njoftuar se zyrtarët e saj kanë shkuar në vendin e ngjarjes, në poligonin e qitjes “The Range LA”.
Në raportin policor theksohet se plagosja ka qenë aksidentale dhe se Mann është lënduar kur arma e zjarrit është shkrepur pa qëllim dhe e ka goditur në këmbë.
Karriera e Michael Mann në Hollywood zgjat disa dekada, gjatë të cilave ai ka realizuar një sërë filmash të njohur.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com
