Sulmuesi Milot Rashica ka bërë rikthimin e tij në fushë pas lëndimit që pësoi me Kombëtaren e Kosovës.
Anësori u inkuadrua në ndeshjen e barazimit 2-2 të Besiktasit ndaj Kasimpases në minutën e 83-të.
Rashica kishte qenë jashtë fushës që nga takimi i Kosovës me Austrinë, ku pësoi një lëndim muskulor vetëm disa minuta pasi u inkuadrua.
Si pasojë e këtij lëndimi, ai mungoi në pesë përballjet e Besiktasit, përfshirë edhe ato në Ligën e Evropës.
Tani mbetet të shihet nëse do të arrijë të sigurojë një vend në formacionin e ekipit turk.
Po ashtu, është ende e paqartë nëse trajneri Franco Foda e ka thirrur Rashicën për dy ndeshjet e nëntorit ndaj Izraelit dhe Irlandës.
