Juventusi ka arritur të kalojë në epërsi ndaj Napolit në kuadër të xhiros së 10-të të Serie A. “Zonja e Vjetër” e mori avantazhin pas plot 70 minutash lojë, duke e dominuar sfidën që nga minuta e parë.
E gjithë nisma e kësaj fitoreje nisi me Edon Zhegrovën, i cili dribloi për mrekulli Oliveran dhe më pas ia kaloi topin boshnjakut Kerim Alajbegovic, i cili realizoi një supergol.
Alajbegovic, me një goditje të fuqishme nga distanca, e la portierin e Napolit plotësisht të shtangur, pa i dhënë asnjë mundësi për të reaguar.
