Edon Zhegrova duhet vlerësuar dhe të ketë më shumë minuta lojë, kjo është kërkesa e shumicës së tifozëve të Juventusit në rrjetet sociale.
Në ndeshjen e fundit, Juventusi arriti një fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Napolit me rezultatin 2-0, ku ylli ynë nga Kosova u inkuadrua në pjesën e dytë.
Vetëm disa minuta pas hyrjes në fushë, Zhegrova dribloi Olivieran dhe asistoi për Kerim Aljabegovic, i cili me një supergol nga distanca e kaloi Juventusin në epërsi.
Ky ishte asistimi i tretë për Zhegrovën në Serie A, por ajo që është më befasuese është se ai ende nuk ka luajtur asnjë ndeshje nga minuta e parë.
Statistikat e Edon Zhegrovës dhe Amir Rrahmanit nga Sofascore janë tregues të talentit të tij.
Tifozët duket se janë lodhur me zgjedhjet e Luciano Spallettit dhe tani ka nisur një “fushatë” në rrjetet sociale që Zhegrova të ketë më shumë minuta. “Edon Zhegrova meriton gjithashtu pak vlerësim.
Sa herë që hyn në lojë bën diçka, por Spalletti sheh diçka tjetër që ne nuk e shohim.” “Ende nuk e di pse Zhegrova nuk i nis ndeshjet nga minuta e parë.” “Shikoni, unë nuk jam ndonjë adhurues i madh i futbollit të çmendur të Edon Zhegrovës, por mentaliteti i tij ‘sudamerikan’ (është nga Kosova), me atë gjallëri dhe ligës poziive, më pëlqen shumë dhe është pikërisht ajo që i mungon pas kësaj dhome të zhveshjes, e mbushur me lojtarë pa zjarrë dhe frikacakë”, ishin disa nga komentet e shumta të tifozëve të klubit torinez.



